Qerkini: Ndërkombëtarët s’po kanë vullnet t’i zbardhin krimet në Kosovë, po i mbrojnë kriminelët

Aktuale

Qerkini: Ndërkombëtarët s’po kanë vullnet t’i zbardhin krimet në Kosovë, po i mbrojnë kriminelët

Më: 27 prill 2023 Në ora: 22:47
Bajram Qerkini

Bajram Qerkini, kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, mendon se bashkësia ndërkombëtare nuk po ka vullnet për ta zbardhur fatin e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë.

Sipas Qerkinit, ndërkombëtarët po duan t’i mbulojnë krimet që janë kryer në Kosovë, dhe se me këtë veprim po i mbrojnë kriminelët.

“Me dasht me jau mshel gojën Beogradit edhe Prishtinës, ndërkombëtarët shpejt e kishin kry këtë punë. Por nuk e kanë vullnetin, edhe ma shumë po dojnë me i mbulu krimet që janë bërë brenda në Kosovë, sesa me i zbardh. Mendoj që po i mbrojnë, që nuk zbardhet fati i të pagjeturve, i mbrojnë kriminelët. Krimineli e ka një emër, kriminel”, deklaroi ai në TV1.

Kosova shënon sot Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë.

24 vjet që nga përfundimi i luftës, ende nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë 621 personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat