Lista Serbe u deklarua vetëm një herë në 38 seancat e rregullta

Aktuale

Lista Serbe u deklarua vetëm një herë në 38 seancat e rregullta

Më: 28 prill 2023 Në ora: 10:59
Kuvendi i Kosovës

IKD gjen se nga 38 seancat e rregullta, Lista Serbe është deklaruar vetëm njëherë tek pika “Deklaratat jashtë rendit të ditës”, përkundër faktit që asaj i është dhënë e drejta në çdo seancë.

Sipas kësaj, rezulton se Lista Serbe ka pasur mundësi të marrë fjalën më së paku 38 herë dhe këtë të drejtë e ka realizuar vetëm një herë, përderisa edhe grupi parlamentar MULTIETNIK, nuk ka marrë fjalën më shumë se shtatë (7) herë.

Këto gjetje janë publikuar të premten në raportin e titulluar: “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”, me autor Naim Jakaj. Ky raport është realizuar me mbështetjen e” Rockefeller Brothers Fund”.

ligji kanë paraparë kompetenca të zgjeruara për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë. Por, IKD gjenë se çështjet e rëndësisë jetike për komunitetet jo shumicë, nuk u adresuan nga përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Vecanerisht, kjo u pa në rasitn e Listës Serbe. Mos adresimi i çështjeve ekonomike, sociale, shëndetësore etj. të komuniteteve jo shumicë, krahas të tjerave, e humb kuptimin e përfaqësimit të komuniteteve jo shumicë në Kuvend. Është jo reale të mendohet se komunitetet jo shumicë në Kosovë nuk përballen me asnjë problem social, ekonomik etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat