Kusari-Lila: Deputetët nuk kanë zyre në Kuvend, të zgjerohet hapësira

Aktuale

Kusari-Lila: Deputetët nuk kanë zyre në Kuvend, të zgjerohet hapësira

Më: 28 prill 2023 Në ora: 14:39
Mimoza Kusari-Lila

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka organizuar sot tryezën e diskutimit: “Kuvendi i privilegjeve”.

Në këtë tryezë ka marrë pjesë edhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Në një fjalë rasti, ajo ka thënë se deputetët nuk kanë kushte të mira të punës në Kuvend.

“Ne kemi mungesë apo mangësi në kuptimin e kapaciteteve fizike. Deputetët nuk kanë zyre të tyre. “Për punë efektive siç presin qytetarët, gjitha takimet zhvillohen në komunat nga ata vijnë apo në kafenetë përreth Kuvendit”.

“Ajo çka jemi munduar, është që hapësira e Kuvendit të Kosovës të zgjerohet”.

“Gjithashtu kur e përmenda për herë të parë të qenit deputet, janë një mori procesesh, ku jo çdo herë ekziston mbështetja profesionale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat