Pak para takimit me Vuçiqin, Kurti takohet me Lajçakun - dalin detaje nga diskutimi

Aktuale

Pak para takimit me Vuçiqin, Kurti takohet me Lajçakun - dalin detaje nga diskutimi

Më: 28 prill 2023 Në ora: 16:07
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Miroslav Lajcak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajcak me të cilin kanë biseduar për situatën politike në vend dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë që do të mbahet më 2 maj në Bruksel.

Kurti ka thënë se Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt, pa parakushte dhe pa vonesa.

“Diskutuam takimin e ardhshëm në Bruksel dhe zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat tona në veri me Miroslav Lajcak në Forumin e Delphit.
Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt. Asnjë parakusht dhe pa vonesa”
, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

Takimi i 2 majit do të zhvillohet në kohën kur Kosova ka akuzuar Serbinë se ka shkelur Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, të arritur më herët gjatë këtij muaji.

Serbia ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pavarësisht se me Marrëveshjen drejt normalizimit është zotuar se nuk do ta pengojë Prishtinën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Po ashtu, zyrtarët në Beograd kanë paralajmëruar se do të aplikojnë masën e reciprocitetit ndaj shteteve që nuk respektojnë integritetin e saj territorial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat