Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin: Takimi i 2 majit do të jetë një hap i rëndësishëm përpara

Aktuale

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin: Takimi i 2 majit do të jetë një hap i rëndësishëm përpara

Më: 28 prill 2023 Në ora: 17:13
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Miroslav Lajcak

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsoslav Lajçak është deklaruar për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti sot në Forumin e Delphit.

Lajçak tregoi në Twitter se me Kurtin kanë folur për rëndësinë e dialogut dhe “hapin e rëndësishëm” përpara.

“Në Forumin e Delphit në takimin tim me kryeministrin Albin Kurti, theksova rëndësinë e takimit të Dialogut më 2 maj. Do të jetë një hap i rëndësishëm përpara dhe është e rëndësishme ta shmangni çdo veprim që mund ta përkeqësojë atmosferën”, shkroi Lajçak.

Diplomati ka konfirmuar paraprakisht se në takimin e së martës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq do të shqyrtohet drafti i stautit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat