Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve të rinj

Aktuale

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve të rinj

Më: 28 prill 2023 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024, teksa kanë ftuar të gjithë të rinjtë e të rejat që të aplikojnë.

Ky dikaster ka bërë të ditur se konkursi është shpallur bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në akademitë ushtarake të këtyre shteteve: si “Akademia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë, Akademia Ushtarake – Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë dhe Akademia Ushtarake e Republikës së Maqedonisë Veriore”.

Tutje bëhet e ditur se konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 2 majit deri më 15 maj teksa të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18-22 vjeç.

Ndërkaq, njoftimi për shpalljen e konkursit mund të gjendet në webfaqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat