Lajmërohet Agim Bahtiri: Lista Serbe s’është më e fuqishme, Qeveria i ka duart e lira të veprojë sipas ligjeve

Aktuale

Lajmërohet Agim Bahtiri: Lista Serbe s’është më e fuqishme, Qeveria i ka duart e lira të veprojë sipas ligjeve

Më: 28 prill 2023 Në ora: 18:22
Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri

Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, vlerëson se Lista Serbe nuk është e fuqishme më.

Bahtiri, i ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, tha se Lista Serbe është aq e pafuqishme tash sa s’mund ta kushtëzojë më as Qeverinë e as Kuvendin e Kosovës.

“Nuk është më Lista Serbe e fuqishme që bllokon Qeverinë dhe Kuvendin për të kushtëzuar, por është një qeveri që i ka duart e lira për të vepruar në bazë të ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

“Ne si shtet i kemi ofruar shumë Listës Serbe dhe komunitetit serb dhe duhet të dijmë se ne jemi shqiptar 93 përqind të republikës dhe 7 përqind janë komunitete tjera – por ne e kemi shpallur shtetit multientik gjë që s’ndodh askund në botë”, tha Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat