Tahiri: Për hapjen e Urës së Ibrit duhet të kemi një pajtim të komuniteteve kryesore

Aktuale

Tahiri: Për hapjen e Urës së Ibrit duhet të kemi një pajtim të komuniteteve kryesore

Më: 28 prill 2023 Në ora: 18:46
Gazetari  Besnik Tahiri

Gazetari  Besnik Tahiri, në “Info Magazine” ka folur në lidhje me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Ai ka thënë se plani për hapjen e kësaj ure do të jetë vështirë i zbatueshëm.

Tahiri u shpreh se për këtë çështje duhet të ketë pajtim reciprok të dy komuniteteve më të mëdha që jetojnë në Mitrovicë.

“Me patjetër do të jetë vështirë i zbatueshëm plani për hapjen e Urës së Ibrit, kjo për faktin se duhet të kemi një pajtim reciprok të dy komuniteteve më të mëdha që jetojnë në Mitrovicë. Partia e cila përfaqëson serbët, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, që e ka zyrën qëndrore veç 100 metra larg Urës së Ibrit, sot thotë që ky si vendim, ose plani për hapjen e urës është i papranueshëm për ta dhe se kjo sipas tyre, kishin gjuhë shumë të ashpër, thotë që shkon drejt incidenteve nëse tentohet të hapet ura”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat