Shala i PDK-së: Brenda LVV-së ka strukturë tipike mafioze energjetike

Aktuale

Shala i PDK-së: Brenda LVV-së ka strukturë tipike mafioze energjetike

Më: 28 prill 2023 Në ora: 20:54
Ferat Shala

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se arrestimi i kryeshefit të KEK-ut ka treguar se ai dhe të tjerët kanë pasur të drejtë kur kanë ngrerë alarmin se sektori i energjisë është përfshirë në keqmenaxhim.

Sipas tij, LVV-ja edhe në opozitë edhe tash në pozitë për gjithçka akuzojnë kundërshtarët politik, ndërsa vet pengojnë edhe zbardhjen e rastit Dehari edhe të skandalit të tashëm energjetik.

“Është një strukturë tipike mafioze energjetike që ka operu dhe operon brenda Lëvizjes Vetvendosje dhe nuk mund ta shmangin këtë. Kjo strukturë është kryeministri, është direkt ish kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, është Martin Berishaj dhe një përgjegjësi të madhe e ka edhe ministria e Zhvillimit Ekonomik, sepse shtatë herë ta shpall gjendjen emergjente, ta sjellin ligjin në parlament pa asnjë rezultat të vetëm, i vetmi rezultat ka qenë mbulimi dhe orvatja për zhdukje të konkurrencës në 72 milionë euro tendera një burimor, që janë nënshkruar gjatë kësaj faze.”

“Shikoni ku shkon imagjinata e tyre që shteti të shkoj në gjendje emergjente vetëm dhe vetëm të mbuloj tenderat e KEK-ut dhe në fund tash sjellin e plotësim ndryshimin e ligjit që këtë punë me e bë hala më gjatë derisa tash u shpërfaq ky skandal”, ka shtuar mes tjerash deputeti i PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat