IKD: Deklaratat e kryeministrit janë ndërhyrje direkte në drejtësi

Aktuale

IKD: Deklaratat e kryeministrit janë ndërhyrje direkte në drejtësi

Më: 29 prill 2023 Në ora: 06:16
Hulumtuesi i IKD-së, Lavdim Makshana

Hulumtuesi i IKD-së, Lavdim Makshana, ka deklaruar se nuk është hera e parë që kryeministri deklarohet publikisht kundër sistemit të drejtësisë.

Sipas tij, kryeministri nuk do të duhej të fliste për emërimet e prokurorëve, sepse nuk ka kompetencë për ta bërë këtë.

Tutje, hulumtuesi nga IKD ka thënë që propozimet për prokuror i bën Këshilli Prokurorial i Kosovës e pastaj dekretimi i takon presidentes.

“Në seancën e fundit unë kam parë dy anët, akuzatë e qeveritarëve kundër prokurorisë dhe ana tjetër e opozitës që po ja bënë gjyqin publik Nagip Krasniqit. Ajo që është dasht me u pa prej dy palëve është që drejtësia me u lanë e lirë me vendos për rastin”, është shprehur Makshana në T7.

“Kryeministri në rastin konkret të emërimit të kryeprokuroit nuk e ka asnjë kompetencë dhe nuk është në diskrecionin e tij që të vendos nëse dikush duhet të bëhët prokuror apo jo, për shkak se kjo kompetencë i takon presidencës së Republikës së Kosovës.” , shtoi ai.

Tutje ai tha se edhe IKD-ja kanë qenë kundër dekretimit të Blerim Isufaj për kryeprokuror megjithatë deklaratat e tilla sipas tyre konsiderohen ndërhyrje.

“Ne si IKD kemi qenë kundër dekretimit të z.Blerim Isufaj për kryprokuror të shtetit dhe kemi pasur arsyet tona për shkak të mos integritetit të procesit të rekrutimit, por kur vijnë deklarata si këto ato konsiderohen si ndërhyrje”, ka thënë Lavdim Makshana nga IKD.

Siç thotë ai, edhe më herët ka pasur raste kur politikanët kanë përmendur emra gjyqtarësh e prokurorësh për raste të caktuar dhe sipas tij, këto paraqesin ndërhyrje direkte në sistemin e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat