Tahiri: Në këtë kabinet qeveritar kam parë papërgjegjësi dhe injorim të Kuvendit

Aktuale

Tahiri: Në këtë kabinet qeveritar kam parë papërgjegjësi dhe injorim të Kuvendit

Më: 29 prill 2023 Në ora: 08:03
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahir

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se është e papranueshme që një ministër apo ministre të mos raportojë në Kuvend.

Ai u shpreh se në këtë kabinet qeveritar ka parë papërgjegjësi dhe injorim të Kuvendit.

“Është plotësisht e prapranueshme që një ministër apo ministre të mos raportojë në Kuvend, sepse kabineti qeveritar i detyrohet Kuvendit”.

“Ajo çfarë kam parë në këtë kabinet qeveritar, realisht kam parë një mungesë të përgjegjësisë së madhe të ballafaqimit me Kuvend, sikurse kam parë injorim të Kuvendit”, tha Tahiri në “Edicionin Special” në Klan Kosova.

Tutje, Tahiri u shpreh se AAK-ja ka punuar shumë, sepse siç u shpreh ai, ka pasur tema të rëndësishme për të adresuar.

“Si Aleancë ne kemi punuar shumë, që edhe pse jemi grupi parlamentar më i vogël, kemi punuar shumë, sepse kemi menduar që ka pasur tema të rëndësishme për t’i adresuar”, u shpreh Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat