Arrestimi i mjekëve në Gjilan, Zemaj ironizon: Gjykatësi Kurti e ka fjalën e fundit

Aktuale

Arrestimi i mjekëve në Gjilan, Zemaj ironizon: Gjykatësi Kurti e ka fjalën e fundit

Më: 30 prill 2023 Në ora: 16:01
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kjo pas arrestimit të dy mjekëve në Gjilan si të dyshuar për korrupsion.

Zemaj ka thëën se fjalën e fundit për këtë rast do ta ketë “gjykatësi Kurti”.

Postimi

Në vazhdimësi kemi ngritur zërin dhe shqetësimet tona për degradimin e plotë të strukturës organizative nga qeveria Kurti dhe ministrat e tij të shëndetësisë me ndërhyrjet dhe vendosjen e militantëve politik në QKUK dhe në spitalet rajonale.

Ndërkaq, tani ka vluar edhe korrupsioni e nepotizmi, krejt kjo në kurriz të pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës.

Sigurisht e fatkeqësisht, si zakonisht, tani dalin i sulmojnë hetuesit dhe prokurorët duke iu dalur kështu në mbrojtje shkelësve të ligjit.

Kryeministri, prokurori dhe gjykatësi Kurti e ka fjalën e fundit. Verdikti dihet; shkelësit e ligjit - të VV-së, nuk duhet të hetohen, aq më pak të denohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat