Lajçak: Nuk e dimë përmbajtjen e statutit të Asociacionit, të zbatohet nga dy palët

Aktuale

Lajçak: Nuk e dimë përmbajtjen e statutit të Asociacionit, të zbatohet nga dy palët

Më: 2 maj 2023 Në ora: 12:54
Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se statuti i Asociacionit duhet të pranohet nga të dyja palët.

Në ditën kur në Bruksel Kurtit e Vuçiqit do t’i prezantohet statuti, Lajçak ka thënë se ai do të prezantohet nga ekipi menaxhues dhe se ata nuk e dinë se çfarë ka në të.

Ekipi menaxhues do ta prezantojë draftin. Ne nuk e dimë se çfarë ka në të, por duhet të jetë fillimi i procesit. Së fundi, duhet ta kemi një statut të pranueshëm për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, në përputhje me standardet evropiane. Ky është hapi i parë i rëndësishëm”, ka thënë Lajçak për mediumin kroat Hina.

Ai tutje ka thënë se kjo është marrëveshje e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2023 dhe se duhet zbatuar.

“Ne jemi këtu për të zbatuar atë që është rënë dakord gjatë dialogut. Kjo nuk është imponuar. Është dakorduar mes Serbisë dhe Kosovës në vitin 2013. Për ne është e rëndësishme që çdo zgjidhje të jetë zgjidhje evropiane”, u shpreh Lajçak.

Para taimi në Bruksel, kryeministri Kurti ka thënë se nuk do të lejojnë Asociacion me kompetenca ekzekutive në Kosovë.

Kurti për të njëjtin medium kroat kishte thënë se e pret me padurim për ta parë statutin edhe pse sipas tij, më mirë do të ishte që fillimisht të prezantohet në Prishtinë.

Përveç statutit të Asociacionit në takimin në Bruksel pritet të nënshkruhet edhe deklarata për të zhdukurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat