Qerkini: Serbia nuk i hap arkivat, veç nëse u bjen raketa përsëri në Dedinjë

Aktuale

Qerkini: Serbia nuk i hap arkivat, veç nëse u bjen raketa përsëri në Dedinjë

Më: 2 maj 2023 Në ora: 14:04
Bajram Qerkini

Bajram Qerkini nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, beson se Serbia duhet t’i hapë arkivat për ato që kanë ndodhur në luftën e fundit në Kosovë.

Por sipas tij kjo është pothuajse e pamundur që të ndodhë.

“I hapë, kur edhe një herë të bie raketa në Dedinjë”, është shprehur Qerkini.

“Nuk ka kush që e bën me i hapë arkivat e krimeve që i ka bërë dhe i ka fshehur. Ata që e kanë fotografuar dhe bombarduar midis Dedinjës, ata mund t’i thonë se ja ku janë dëshmitë”.

Qerkini ka thënë se Beogradi zyrtar i di të gjitha krimet dhe kriminelët që nuk i ka dorëzuar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat