Rexha: Qeveria po na etiketon si shërbëtorë të regjimit të vjetër, KFOR-i s’na ofroi siguri në veri

Aktuale

Rexha: Qeveria po na etiketon si shërbëtorë të regjimit të vjetër, KFOR-i s’na ofroi siguri në veri

Më: 3 maj 2023 Në ora: 14:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Gazetarët në Kosovë kanë pasur sulme të njëpasnjëshme si pasojë profesionit të tyre, ndërkaq ambienti ku ata punojnë është mjaft sfidues.

Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Vetëm këtë vit janë raportuar 11 raste të dhunës ndaj gazetarëve, ndërsa vitin e kaluar kanë qenë 33 raste.

Aty u fol për sigurinë e gazetarëve gjatë raportimit, dhe pozitën e gazetarëve në dhomën e lajmeve ndër vite.  Si sfidë kryesore e raportimit të gazetarëve ishte veriu i Kosovës gjatë barrikadave.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, tha se 33 raste të sulmeve të ndryshme kanë ndodhur vitin e kaluar dhe sivjet.

Sipas tij, AGK-ja ka ngritur alarmin te organet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare për të ofruar kushte elementare të sigurisë për gazetarët gjatë raportimit në veri, por që KFOR-i nuk i është përgjigjur kërkesë së tyre.

Madje tha se Policia e Kosovës ende nuk ka një strategji të qartë të veprimit në raport me mediet në këto rrethana.

Ai tha se në vazhdimësi ka sulme ndja gazetarëve nëpërmes fushatave nga zyrtarët më të larta të pushtetit në Kosovë duke i quajtur “shërbëtore të regjimit të vjetër”.

Në vitin 2022, ne data bazën e AGK-së janë regjistruar 33 raste te sulmeve të ndryshme ndaj gazetarëve, dhe deri në momentin që po flasim 11 të tilla në vitin 2023. Në fund të vitit të kaluar mediet në gjuhën shqipe kanë hasur në vështirësi në raportimet e tyre nga veriu i Kosovës, në kohën e vendosjes së barrikadave. Së paku 6 sulme serioze kanë ndodhur ndaj ekipeve të televizioneve nga Prishtina, dhe të tjera pengesa në performimin e punës së tyre kanë ndodhur”, tha Rexha.

AGK-ja ka ngritur alarmin te organet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare për të ofruar kushte elementare të sigurisë për gazetarët, kur raportojnë në kushte të tilla. Për befasinë tonë, misioni i NATO-s në Kosovë KFOR nuk i është përgjigjur kërkesës së AGK-së për të folur rreth shtimit të sigurisë për gazetarët. Policia e Kosovës ende nuk ka një strategji të qartë të veprimit në raport me mediet në këto rrethana. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ndaj gazetareve dhe komunitetit medial ka pasur organizim fushatash të denigrimit dhe përdorimit të gjuhës së urrejtjes, që nxisin mosbesim të audiencave për punën e tyre. Një pjesë e këtyre fushatave vijnë nga zyrtarët më të larta të pushtetit në Kosovë, që jo për herë të parë gazetarët dhe mediet kritike i kanë quajtur ‘shërbëtorë të regjimit të vjetër’”, tha Rexha, teksa përmendi edhe sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Kjo, fatkeqësisht ndodhi muajin e kaluar, kur 3 persona e ndoqën gazetarin Valon Syla dhe e sulmuan fizikisht. Pamjet e një gazetari të gjakosur për shkak të fjalës së lirë janë alarm për secilën demokraci, dhe thirrje për të bërë gjithçka që është e mundur për të mos parë më të tilla raste. Prandaj, ne në këtë ditë kemi dërguar letra shqetësimi te Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës me një varg kërkesash, që konsistojë në nevojën urgjente për t’u dhënë prioritet rasteve të dhunës ndaj gazetarëve”, tha tutje Rexha.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e konsideron problematikë mënyrën e financimit të mediave dhe ndikimet politike.

Për këtë të fundit tha se vazhdimisht kanë ndërhyrë dhe penguar në pavarësinë e medies.

“Bashkimi Evropian çdo herë i ka dënuar sulmet e tilla dhe ka kërkuar që të bëhen hetime të duhura dhe gjithashtu ka kërkuar që të bëhen përmirësim institucional sa i përket institucioneve kyçe përmes formave të ndryshme të presionit që e pengojnë punën e tyre”.

“Trajtimi i rasteve të gazetarëve ende mbetet i ngadaltë dhe norma e gjykimit mbetet e ultë. Një tjetër problematikë është mënyra e financimit dhe ndikimet politike që vazhdimisht kanë ndërhyrë dhe penguar në pavarësinë e medias”, tha ai.

Shefja e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, tha se ndonëse Kosova ka shënuar ngritje në indeksin për lirinë e shprehjes ende mbete punë në këtë drejtim, raporton EO.

Gjithë kjo punë në mbrojte të lirisë Kosova siç është theksuar nga BE ka shënuar ngritje në indeksin e vendeve të botës për lirinë e mediave dhe ende kjo është problematike, dhe ka shumë shtete që po u përkeqësohet situata.  Unë jam nga Norvegjia dhe vendi im është e para për lirinë e shkrehjes dhe mediave dhe çfarë e ka shtyrë të jetë në vendin e parë? E ka kodin e përgjithshëm dhe sistemin e drejtësisë të fortë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat