Humolli: Tranzicioni politik, përfundon me Albin Kurtin

Aktuale

Humolli: Tranzicioni politik, përfundon me Albin Kurtin

Më: 3 maj 2023 Në ora: 23:31
Fatmir Humolli

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli ka folur lidhur me qeverisjen e kryeministrit të vendit, Albin Kurti duke thënë se ose duhet të reflektoj ose të shkoj në shtëpi.

Humolli ka thënë se Vetëvendosja iu ka ndihmuar qytetarëve të Kosovës që të mos i besojnë llafeve të kota, duke shtuar se tranzicioni politik përfundon me Albin Kurtin.

Është dëm me shku në këtë mënyrë. Deri tash kanë ba dëme shumë. E ka mytë perspektivën. Nëse nuk rikthehet te elektorati i vet që i ka marrë 51%, atëherë duhet sa ma shpejtë me shku. Sa më gjatë dëmtohet më shumë. Po besoj që tranzicioni politik përfundon me Albin Kurtin. Vetëvendosja ju ka ndihmu qytetarëve mos me i besu llafeve të kota.”, tha Humolli.

Sipas tij, “Është koha për politikan korrekt ndaj popullit e ndaj vetëvetës. Derisa deputetë s’janë të kënaqur, ai (v.j. Kurti) duhet me reflektu. Nuk ka sot deputetë të Kuvendit që është i kënaqun me gjendjen që është.”, u shpreh tutje Humolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat