Haziri i VV-së: Zajednica dhe Asociacioni të njëjtë në terminologji

Aktuale

Haziri i VV-së: Zajednica dhe Asociacioni të njëjtë në terminologji

Më: 3 maj 2023 Në ora: 23:43
Fitim Haziri

Përderisa shumë vite me radhë çështja e themelimit të Asociacionit nga partia atë kohë opozitë, Lëvizja Vetëvendosje u pa si një “Zajednincë”,  duket se dikush tani brenda partisë ka qëndrime më ndryshe.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri ka thënë se “në aspektin terminologjik Zajednica është e njëjtë me Asociacionin”, të cilin po bëhet edhe presion nga ndërkombëtarët për ta krijuar.

“Në aspektin e terminologjisë është i njëjti, por zakonisht në atë kohë i jemi referuar Zajednicës për shkak se nuk ka qenë në frymën e Kushtetutës së Kosovës, dhe ka qenë një Asociacion monoetnik. Në aspektin terminologjik është i njëjtë.”, tha ai.

Tutje ai ka shpjeguar se arsyeja që VV-ja e ka quajtur “Zajednicë”, është sepse Marrëveshja e nënshkruar më 2015 ishte e dëmshme dhe sipas tij, kjo do të krijonte një Republikë Serbe në Kosovë.

“Për arsye se në bazë të asaj marrëveshje të arritur në 2015 e kemi vërejtur se është e dëmshme dhe bazuar në të do të krijohej një Republike Serbe në Kosovë e cila do ta destabilizonte vendin. Ajo Marrëveshje nuk e ka kaluar testin e Kushtetueses. Ne e kemi përgatitur një draft dhe e kemi paraqitur në përputhje me Kushtetutën.”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat