Vrasja tronditëse në Gllogjan, nesër prokuroria shpalos të gjeturat e hetimit dhe dorëzon aktakuzën

Aktuale

Vrasja tronditëse në Gllogjan, nesër prokuroria shpalos të gjeturat e hetimit dhe dorëzon aktakuzën

Më: 4 maj 2023 Në ora: 16:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prokuroria Themelore në Pejë nesër (e premte) do të mbajë një konferencë për media, ku do të shpalos të gjeturat e hetimit për njërën nga vrasjet më tronditëse të ndodhura në kompetencën territoriale të saj.

Kështu është bërë e ditur nga kjo prokurori përmes një komunikate për media.

Ndërsa, merret vesh se bëhet fjalë për vrasjen e trefishtë të ndodhur në nëntor të vitit 2021. Po ashtu, mediumi mëson se të premten Prokuroria dorëzon edhe aktakuzën ndaj personave të dyshuar.

Pasditen e 26 nëntorit të vitit 2021, në Gllogjan janë vrarë tre persona e një është plagosur pas të shtënave me armë në drejtim të një autobusi, i cili po bartte nxënës nga Gjakova për në Gllogjan.

Autobusi ishte zënë në pritë siç thuhet nga një person, i cili kishte shtënë me kallashnikov në drejtim të automjetit. Të vdekur mbetën shoferi i autobusit, dhe dy nxënës të moshave 17 e 18-vjeçare.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar katër persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat