Këshilltari i Bislimit ‘godet’ zëdhënësin e BE-së: Ka gatishmëri për deklarata kundër Kosovës

Aktuale

Këshilltari i Bislimit ‘godet’ zëdhënësin e BE-së: Ka gatishmëri për deklarata kundër Kosovës

Më: 4 maj 2023 Në ora: 16:41
Këshilltari për media i Besnik Bislimit, Klisman Kadiu

Duke rithënë se shkarkimi i Ekipit Menaxhues është legjitim, këshilltari për media i Besnik Bislimit, Klisman Kadiu, duke e akuzuar zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Peter Stanon se ka gatishmëri maksimale për deklarata kundër Kosovës.

Nga Bashkimi Evropian, përmes zëdhënësit për Politikë të Jashtme, Peter Stanos, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta liruar nga detyra Ekipin Menaxhues që e hartoi një draft-Statut për Asociacionin, e shkel marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel.

Kadiu nga zyra e Zëvendëskryeministrit thotë se Stano tregoi mungesë të njohurive për dialogun Kosovë – Serbi dhe konsideron se ky zyrtar evropian ka gatishmëri të flasë kundër Kosovës.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ekipin menaxhues, nuk është në kundërshtim me marrëveshjen. Nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, vihet re se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës. Gatishmërinë e njëjtë, duhet ta ketë kur ka shkelje aktuale të marrëveshjes, si për shembull vota kundër e Serbisë në Këshillin e Evropës, për të cilën po gjendet në vështirësi kur përgjigjet. Apo edhe për shkeljet e tjera që Serbia po ia bën marrëveshjes”, ka shkruar Kadiu në Facebook.

Sipas Kadiut, detyra e vetme e Ekipit menaxhues ka qenë përgatitja dhe prezantimi i draftit të statutit.

“Pas këtij prezantimi, nuk ka më asnjë rol sepse diskutimi tashmë është politik”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat