Analisti zviceran kritikon ShBA-në dhe BE-në: Po favorizojnë Serbinë në dialog

Aktuale

Analisti zviceran kritikon ShBA-në dhe BE-në: Po favorizojnë Serbinë në dialog

Më: 4 maj 2023 Në ora: 17:05
Toby Vogel

Analisti amerikan dhe profesori i John Hopkins University, Daniel Serwer ka reaguar pas konferencës që ka mbajtur të mërkurën emisari i SHBA-së pë Ballkanin Perëdnimor, Gabriel Escobar, pas takimit të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq.

Serwer në komentimin që i ka bërë përgjigjeve të Escobar, ka thënë se ajo që dëshiron Serbia është obligim i menjëhershëm për Kosovën derisa Kosova për dëshirat e veta duhet të pres.

“Çfarë dëshiron Serbia ësht ënjë obligim i menjëhershëm për Kosovën, por Kosova vetë duhet të presë për ato që dëshiron”, ka shkruar Serwer.

Në këtë kritikë ndaj SHBA-së, është bashkuar edhe analisti tjetër zviceran, Toby Vogel që është pjesë e Democratization Policy Council.

Vogel ka thënë se një kritikë e tillë vlen edhe për Bashkimin Evropian.

“Kogja shumë, dhe kjo vlen edhe për BE-në”, ka shkruar Vogel.

Kosovës po i kërkohet themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kjo madje po konsiderohet edhe pika startuese e fillimit të implementimit të Marrëveshjes Themelore të arritur në Ohër. Serbia nga ana tjetër ka deklaruar se pa nisur Asociacioni s’mund të ketë kurrfarë marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat