Çështja e të zhdukurve, Halimi: Nga paaftësia e Qeverisë “dhuna” është zëvendësuar në “forcë”

Aktuale

Çështja e të zhdukurve, Halimi: Nga paaftësia e Qeverisë “dhuna” është zëvendësuar në “forcë”

Më: 4 maj 2023 Në ora: 17:11
Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka thënë se si pasojë e paaftësisë aktuale të Qeverisë së Kosovës në terma elementare dhe mentalitetit populist të politikëbërjes, “Personat e zhdukur me dhunë” është zëvendësuar me “Personat e zhdukur me forcë””.

Sipas saj, Serbia ia ka dalë ta shmang nga marrëveshja termin e njohur nga OKB-ja për personat e zhdukur me dhunë “enforced disappearance”.

Halimi ka thënë se pretendimi për të paraqitur se nocionet ‘forcë’ dhe ‘dhunë’ janë sinonime është i gabuar dhe krejtësisht i pasaktë.

“Përdorimi i termit ‘forcë’ redukton problemin e të pagjeturve në një dimension vetëm fizik, bartje. Derisa, e amneston palën serbe nga tortura, veprimet që kanë shkaktuar dëme psikike, emocionale duke e përfshirë edhe përdhunimin dhe poshtërimin. Ndonëse, forca apo shtrëngimi fizik në definimin e dhunës është vetëm njëri dimension”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Ndër të tjera, Halimi ka thënë se sensacionalja politike e dialogut është e përqendruar kryesisht në Asociacionin, por sipas saj, epiqendra e diskutimit është më shumë e orientuar në emërimin e së kaluarës.

Premisën fillestare të definimit të ri për të krijuar një marrëdhënie të re shoqërore e patëm në preambulën e parë të marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Ballafaqimi me të kaluarën” u zëvendësua me “Tejkalimin e trashëgimisë të së kaluarës””, ka shkruar tutje ajo.

Ndërkaq, për takimin e fundit në Bruksel, specifikisht diskutimi për çështjen e të pagjeturve, Halimi ka thënë se aktualizoj sërish rikonceptimin e nocioneve që pre determinojnë rrjedhimisht edhe definimin e së kaluarës.

“Kjo zmbrapsje ia heq Kosovës mundësinë që pas anëtarësimit në KiE ta padiste shtetin serb në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe po ashtu, familjarët e personave të zhdukur me dhunë do të mund të kërkonin dëmshpërblim nga Serbia”, është shprehur tutje ajo.

Sipas saj, e kaluara duhet të marrë vëmendjen e secilit dhe “të vendoset drejtësia si përmbushje, prehje, për viktimat – për ta fituar të sotmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat