Alija për gjykimet në mungesë: Kosova duhet të ketë kujdes, duhet të plotësohen standardet e Gjykatës së Strasburgut

Aktuale

Alija për gjykimet në mungesë: Kosova duhet të ketë kujdes, duhet të plotësohen standardet e Gjykatës së Strasburgut

Më: 4 maj 2023 Në ora: 18:16
Amer Alija

Koordinatori për Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amer Alija, ka thënë se gjykimet në mungesë, nuk janë gjithmonë efektive.

Ai ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet ta nënshkruajnë një marrëveshje për shkëmbim të informatave në mes të dy prokurorive, në lidhje me krimet e luftës.

Sipas tij, për gjykimet në mungesë duhet të marrim shembuj në rajon, teksa shtoi se Kosova duhet të ketë kujdes të mos i shkelë të drejtat e palëve të përfshira.

Ai tha se standardet e Gjykatës së Strasburgut, duhet të respektohen.

“Ne si fond nuk jemi në favor të gjykimeve në mungesë, ne jemi që Kosova e Serbia ta nënshkruajnë një marrëveshje, që të shkëmbehen informatat nga prokuroritë dhe të mbikëqyren nga ndërkombëtarët. Rajoni e ka një praktikë të ngjashme, Prokuroria në Kroaci, po procedon rastet në mungesë, në dërgimin e një rasti në Gjykatën e Strasburgut, mbi 67% të rasteve dënuese kanë marrë epilog të kundërt. Kosova duhet të ketë kujdes maksimal, duhet të plotësohen standardet e Gjykatës së Strasburgut, të mos shkelen të drejtat e palëve në procedurë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat