Blerima Vela: Hej z. Stano, a i dënoni edhe shkeljet e Serbisë?

Aktuale

Blerima Vela: Hej z. Stano, a i dënoni edhe shkeljet e Serbisë?

Më: 4 maj 2023 Në ora: 20:24
Blerim Vela dhe Vjosa Osmani

Tashmë ndaj deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, se Kosova ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, ka reaguar edhe shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela.

Vela përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, i është drejtuar Stanos fillimisht me fjalët: “Hej, z.Stano”.

“Hej z.Stano, a do të a do të dënoni edhe emërimet e organeve ilegale të përkohshme komunale në Kosovë nga qeveria e Serbisë? Kjo është një shkelje e qartë e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit pasi Serbia duhet të shpërbëjë të gjitha strukturat e saj ilegale në Kosovë.” – ka thënë ai.

Tutje, Vela ka pyetur: “Apo do ta shënoni edhe këtë?”.

Ndryshe, në një konferencë për media, sot Stano ka deklaruar se vendimi për të shkarkuar ekipin menaxhues “shkel letrën e marrëveshjeve të dialogut”.

“Prandaj, vendimi për ta shpërbërë ekipin menaxhues i shkel letrën dhe frymën e marrëveshjes së dialogut dhe për çdo vendim për Ekipin Menaxhues duhet të ketë pajtim në kornizën e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.” – u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat