“Mos provoni me shit përralla”, Mushkolaj i drejtohet Rrustemit për çështjen e Zajednicës

Aktuale

“Mos provoni me shit përralla”, Mushkolaj i drejtohet Rrustemit për çështjen e Zajednicës

Më: 4 maj 2023 Në ora: 21:17
Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi, është përplasur gjatë debatit me analistin politik, Imer Mushkolaj, teksa po bisedonin për marrëveshjet e arritura mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në takimet e tyre në Ohër dhe Bruksel.

Analisti Mushkolaj gjatë emisionit Debat Plus ka pyetur deputetin Rrustemi se për çfarë arsye kanë shkuar në Bruksel, pasi ai e kritikonte se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka shkuar atje për Asociacion.

Për çka keni shkuar në Bruksel, për Asociacion keni shkuar”, është shprehur Mushkolaj.

Por, derisa Mushkolaj ka thënë se partia e tij është pro Asociacionit, deputeti Rrustemi ka deklaruar: “Jemi kundër Zajednicës”.

Ndërsa, Mushkolaj i është drejtuar atij që partia e tij të mos provojë të shesë përralla pasi sipas tij, deklaratat e kryeministrit Kurti janë se në marrëveshjet e arritura me Serbinë ka Asociacion.

“S’jeni kundër Zajednciës, mos provoni me shit përralla. Në njërën anë zoti Kurti thotë kundër Zajednicës, nuk ka Asociacion e të tjera. E nënshkruan marrëveshjen në Bruksel e në Ohër me Asociacion qysh e ka pranuar edhe vetë. Ne nuk jemi budalla o zotëri, kur në nenin 10 thotë se të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar duhet me u respektu në kuadër të këtyre marrëveshjeve është Asociacioni. Nuk ka lidhej nëse përmendet (Asociacioni). Ju ende nuk po i besoni kryetarit të juaj se çfarë ka thënë. Ne kemi qenë këtu me koleg të juaj kur Kurti ka dalë në televizionin publik ka thënë se ka Asociacion”, ka deklaruar Mushkolaj.

Këto, sipas tij, Kurti i ka bërë për konsum të brendshëm politik, pasi të gjitha veprimet i ka bërë në drejtim të krijimit të Asociacionit apo Vetëmenaxhimit.

“Për shkak se ne dimë se për çfarë bëhet fjalë, bëhet fjalë për autonomi. Vetëm varet se në çfarë autonomie dhe me çfarë kompetenca”, ka thënë tutje Mushkolaj.

Më 3 maj, autoritetet kosovare e liruan nga detyra Ekipin Menaxhues, me arsyetimin se një ditë më parë në Bruksel e kishin paraqitur statutin dhe se i kishte përfunduar mandati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat