Krasniqi: Kërkesa për certifikimin e asambleistëve në Leposaviq mund të paraqitet për konkurim në Guinness

Aktuale

Krasniqi: Kërkesa për certifikimin e asambleistëve në Leposaviq mund të paraqitet për konkurim në Guinness

Më: 4 maj 2023 Në ora: 21:31
Analisti Milazim Krasniqi

Analisti Milazim Krasniqi ka thënë se kërkesa për certifikim të asambleistëve në komunën e Leposaviqit, pa asnjë votë, “mund të paraqitet për konkurim në Librin e Ginisit”.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se “iu dhimbën dy anëtarët e KQZ-së nga LVV-ja, pasi nuk fituan “rastin” në KQZ”.

“Po të fitonin, me siguri do të hynim në Librin e Ginisit, si vaki zgjedhore, ku zgjidhen asambleistë pa e pasur asnjë votë. Dëm i madh që e humbëm rastin të futeshim në librin e rekordeve të absurditeteve zgjedhore.” – ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Kërkesa që të çertifikohen asambleistë për komunën e Leposaviqit, pa asnjë votë, besoj se mund të paraqitet për konkurim në Librin e Ginisit. Nuk besoj që ka ba vaki ndokund tjetër. Dy anëtarët e KQZ nga LVV m’u dhimbsen, që nuk e fituan davanë në KQZ. Po të fitonin, me siguri do të hynim në Librin e Ginisit, si vaki zgjedhore, ku zgjidhen asambleistë pa e pasur asnjë votë. Dëm i madh që e humbëm rastin të futeshim në librin e rekordeve të absurditeteve zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat