Deklarata për të Zhdukurit, Krasniqi i ashpër me Kurtin: Po na bën palë të barabarta në konflikt

Aktuale

Deklarata për të Zhdukurit, Krasniqi i ashpër me Kurtin: Po na bën palë të barabarta në konflikt

Më: 4 maj 2023 Në ora: 21:37
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur në takimin e 2 majit mes Kurtit dhe Vuçiq.

I ftuar në Klan Kosova, Krasniqi e ka cilësuar shumë problematike periudhën kohore e cila mbulohet nga kjo Deklaratë.

Këtu janë dy probleme të mëdha, e para nuk e kuptoj logjikën e kryeministrit që po e përsëritë në dy raste që ‘personat e zhdukur brenda periudhës kohore 1 janar 98 dhe 31 dhjetor 2000’, një vit e gjysmë pas luftës, çfarë inkriminimi i bën Kosovës dhe shqiptarëve ky njeri? Kjo është logjikë anti-historike të cilën nuk ka mundësi ta arsyetoj, sepse lufta ka përfunduar në Kosovë.” - tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka thënë se problem tjetër është fakti se e barazon palën kosovare dhe atë serbe në konflikt.

Problemi tjetër është barazia e palëve, nuk mund ta mohojmë faktin që ka edhe serb të zhdukur në mesin e 1617 ende të pagjeturve, por nëse kërkohet që palët t’i shkëmbejnë të dhënat, dokumentet, informatat, kjo Kosovë që Kurti në emër të saj e ka pranu këtë deklaratë ekziston nga 17 shkurt të vitit 2008 dhe si e tillë nuk ka ekzistu në periudhën për të cilën janë dakordu, andaj duhet të kishte mos pranim të këtij definicioni, sepse po na bën palë të barabarta në konflikt.” – ka thënë Krasniqi ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat