Rrustemi: Jemi kundër Asociacionit, por duhet të shihet edhe raporti me ndërkombëtarët

Aktuale

Rrustemi: Jemi kundër Asociacionit, por duhet të shihet edhe raporti me ndërkombëtarët

Më: 4 maj 2023 Në ora: 21:41
Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se personalisht është kundër Asociaiconit, me kompetenca dhe apo pa kompetenca ekzekutive.

Por, sipas tij, duhet të shihen edhe disa segmente të tjera, sic janë raportet me ndërkombëtarët dhe proceset integruese në organizata ndërkombëtare.

“Unë sa i përket bindjeve të mia, politike profesionale, Kosova nuk ka nevojë fare për Asociacion as me kompetenca as pa. Por, është një dimension i rrafshit diplomatik, edhe për raportet me ndërkombëtarët, me lëvizjen e Kosovës përpara. Veç barrikadimi në një qëndrim të caktuar edhe kur e beson plotësisht, mund të mos jetë i dobishëm”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për Marrëveshjen e Brukselit, dhe e ka kritikuar opozitën për interpretimin e tyre.

“Marrëveshja e Brukselit, është interpretuar në Kosovë, dhe nga opozita, si Asociacion Plus. Për pikën 7, ka qenë përpjekje, me i sanu, përmirësu, gabimet që përmban marrëveshja e 2013-tës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat