Gazetari serb: Vuçiqi diktator – Kurti kundërshtoi Asociacionin, tash e krijoi draftin e tij

Aktuale

Gazetari serb: Vuçiqi diktator – Kurti kundërshtoi Asociacionin, tash e krijoi draftin e tij

Më: 4 maj 2023 Në ora: 22:21
Branislav Kërstiq

Bllokimi i zbatimit të marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë, nga perspektiva e gazetarit serb, Branislav Kërstiq po shihet si një “bllokadë nga të dyja anët”.

Kërstiq duke folur për procesin e Dialogut ka thënë se ndërkombëtarët duhet të marrin në duar procesin dhe më mos të presin nga palët një dakordim.

“E kem një bllokadë në të dyja anët, por ndërkombëtarët duhet të dalin e thonë se ju  të dy nuk keni asnjë marrëveshje dhe prej sot ne të dy udhëheqim me krejt, pajtoheni ose jo. Merreni ose merre. Merreni sot ose ke me marrë nesër me zor. Janë lodh me ne.”, ka thënë ai.

Megjithëse gazetari serb e ka quajtur presidentin serb, Vuçiqi diktator, ai ka bërë një krahasim interesant të ndryshimit të qëndrimeve të të dy udhëheqëseve.

“Ai është një diktator, një njëri që kontrollon mediat, ndërhyn në to. Me atë fushatë ai (vj. Vuciqi) ka ardh në pushtet, duke qenë në Beograd e Mitrovicë veriore duke thënë se ne anulojmë krejt Marrëveshjet me Kosovën që partia e Tadiqit i ka arrit, se “Kosova është zemra e Serbisë” dhe çka ka bë? Asgjë. Në anën tjetër kemi kryeministrin Kurti i cili me vite ka ardhur në pushtet kundër Asociacioni e pardje ka shku e ka thënë unë e kam edhe projekt-vizionin tem të Asociacionit.”, përfundon ai.

Me 2 maj, Kurti dhe Vuçiqi u takuan në Bruskel në një takim trepalësh të mbështetur nga BE-ja.

Në këtë takim u publikua Deklarata për Personat e Zhdukur, por që pati mospajtime për statutin e Asociacionit ku Ekipi Menaxhues paraqiti draftin e tyre, por edhe pala kosovare ‘’draft-vizionin’’ e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat