Deputeti i LVV-së: Falë nesh, s’ka Asociacion deri më sot

Aktuale

Deputeti i LVV-së: Falë nesh, s’ka Asociacion deri më sot

Më: 4 maj 2023 Në ora: 22:22
Adnan Rrustemi

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi ka thënë se nëse deri më sot nuk ka Asociacion të komunave me shumicë serbe, kjo është falë kësaj partie.

Asociacion nuk ka falë angazhimit tonë dhe jo të atyre që ishin para nesh. Pse s’ka Asociacion deri më sot, kjo është falë nesh që ishim në opozitë dhe sot ne Qeveri”, tha ai në RTV Dukagjini.

Rrustemi ka insistuar se edhe në bisedimet që janë duke u zhvilluar ka progres në çështjen e Asociacionit.

Edhe pika 7 në Marrëveshjen e Ohrit është në kontekst të asaj që është përpjekje që të sanohen dëmet e vitit 2013 dhe 2015”, shtoi ai.

Ky sanim po përpiqet të bëhet në bazë të mekanizmave që rregullojnë të drejtët e komuniteteve”, ka deklaruar tutje Rrustemi.

Deputeti i shumicës parlamentare, ka deklaruar se çështja e formimit të Asociacionit, parashihet të shkoj në Gjykatën Kushtetuese.

“Padyshim që duhet me shkua [në Gjykatën Kushtetuese], parashihet me shkua”, tha ai.

Deputeti i LVV-së, ka hyrë në dialog mos të bëjmë marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat