Zyba i reagon Krasniqit: Ju e inkriminuat Kosovën, duke e themeluar Gjykatën Speciale

Aktuale

Zyba i reagon Krasniqit: Ju e inkriminuat Kosovën, duke e themeluar Gjykatën Speciale

Më: 4 maj 2023 Në ora: 23:40
Salih Zyba

Deputeti i VV-së, Salih Zyba i ka reaguar kreut të PDK-së, Memli Krasniqit i cili ka deklaruar në një intervistë se Kurti në Bruksel e ka inkriminuar Kosovën.

"Jo, inkriminimin e Kosovës e keni bërë ju duke i themeluar asaj Gjykatën Speciale", ka shkruar ai në reagim.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është treguar i ashpër duke folur për Deklaratën për Personat e Zhdukur, për të cilën Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiqi u pajtuan me 2 maj në Bruksel.

Krasniqi e cilësoi si shumë problematike periudhën kohore e cila mbulohet nga kjo Deklaratë.

“Këtu janë dy probleme të mëdha, e para nuk e kuptoj logjikën e kryeministrit që po e përsëritë në dy raste që ‘personat e zhdukur brenda periudhës kohore 1 janar 98 dhe 31 dhjetor 2000’, një vit e gjysmë pas luftës, çfarë inkriminimi i bën Kosovës dhe shqiptarëve ky njeri? Kjo është logjikë anti-historike të cilën nuk ka mundësi ta arsyetoj, sepse lufta ka përfunduar në Kosovë”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat