Prokuroria Themelore sot shpalos gjetjet për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Aktuale

Prokuroria Themelore sot shpalos gjetjet për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Më: 5 maj 2023 Në ora: 08:47
Gllogjan

Prokuroria Themelore në Pejë sot do të shpalosë gjetjet nga hetimi për njërën nga vrasjet më tronditëse të ndodhura në kompetencën territoriale të saj.

Nëpërmjet një konference nga ora 15:00, do të jepen detaje nga gjetjet që janë bërë nga vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ndodhur më 26 nëntor të vitit 2021.

Raportet e arritura nga shteti Helvetik, do të tregohen në konferencën e sotme.

Ndaj të dyshuarve, që vranë shoferin e autobusit – Gani Gjokajn, dhe nxënësit Ledion Hamzaj e Gentiana Mustafaj është mbajtur veç një seancë gjyqësore, në të cilën edhe janë dëgjuar dëshmitarët e prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat