Qirinjtë në Prishtinë për viktimat në Beograd, Zyberaj: Kur vriteshin fëmijët e Kosovës Rashiq festonte me këngë çetnike

Aktuale

Qirinjtë në Prishtinë për viktimat në Beograd, Zyberaj: Kur vriteshin fëmijët e Kosovës Rashiq festonte me këngë çetnike

Më: 5 maj 2023 Në ora: 11:13
Fëmijët e vrarë të familjes Jashari

Jetlir Zyberaj, këshilltari i presidentit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi u ndezën qirinjë në Prishtinë, në shkallët e Teatrit Kombëtarë të Kosovës për viktimat e vrara në Beograd nga në 13-vjeçar.

Në këtë manifestim u panë edhe dy ministrat e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu e Nenad Rashiq.

Zyberaj ka publikuar një fotografi të fëmijëve të familjes Jashari të cilët u vranë nga aparatura serbë në sulmin ndaj kësaj familje.

Ai ka thënë se Rashiq, tani ministër i Qeverisë së Kosovës në kohën kur janë vrarë fëmijët e familjes Jashari ka qenë duke festuar me këngë çetnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat