“I ka çmendë Vuçiqi - për 3 ditë, 3 sulme”, Tomë Gashi reagon për tragjeditë në Serbi

Aktuale

“I ka çmendë Vuçiqi - për 3 ditë, 3 sulme”, Tomë Gashi reagon për tragjeditë në Serbi

Nga: A.Zh Më: 5 maj 2023 Në ora: 11:49
Një anëtar i ekipit të forenzikës duke inspektuar vendin e krimit, pas të shtënave, në lokacionin Orashje e Vogël, Serbi, 5 maj 2023.

Avokati Tomë Gashi, ka reaguar për vrasjet masive, që kanë ndodhur ditëve të fundit në Beograd.

Ai për këto krime, ka fajësuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, përcjell Bota sot.

“I ka çmendë Vuçiqi - për 3 ditë 3 sulme!

Ajo që shkon rrotull, vjen rrotull!”, ka shkruar Gashi në një postim në Facebook.

Së paku tetë persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën sot nga të shtënat masive që ndodhën në disa fshatra të Mlladenovcit, në territorin e qytetit të Beogradit, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Këto janë të shtënat e dyta masive që ndodhën në Serbi këtë javë.

Të mërkurën, një djalë 13 vjeç dyshohet se vrau tetë nxënës dhe një rojë të sigurisë në një shkollë në qendër të Beogradit./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat