Tahiraj kujton akademik Fehmi Aganin në 24 vjetorin e vrasjes nga kriminelët serbë

Aktuale

Tahiraj kujton akademik Fehmi Aganin në 24 vjetorin e vrasjes nga kriminelët serbë

Nga: M.L. Më: 5 maj 2023 Në ora: 12:07
Akademik Fehmi Agani dhe presidenti historik Ibrahim Rugova

Bashkëluftëtari i hetori Sali Çekaj, Saim Tahiraj e përkujtoi sot akademik Fehmi Aganin në 24 vjetorin e vrasjes.

Në një postim në Facebook Tahiraj ka shkruar se Agani ishte personaliteti më i veçantë që bëri organizimin dhe koordinimin e të gjitha institucioneve vitale të shtetit në formim.

“Ishit motori i organizimit të popullit, ku të kujtojmë me mall nga shumë tubime, si në Kosovë e po ashtu edhe në mërgatë”, shkruan mes tjerash Tahiraj.

Postimi i plotë:

Profesor i nderuar Fehmi Agani, ju kujtojmë sot me mall dhe respektin më të madh. Në këtë ditë të dhimbjes së madhe ku kriminelët serbë bënë krimin e radhës. Vranë njërën ndër figurat më të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare. Profesor i nderuar, ju ishit personaliteti më i veçantë që bëre organizimin dhe koordinimin e të gjitha institucioneve vitale të shtetit në formim, e në veçanti të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së punëve të brendshme. Ishit i pazëvendësueshëm në diplomacinë ndërkombëtare ku ju prin shumë proceseve të bisedimeve.

Ishit motori i organizimit të popullit, ku të kujtojmë me mall nga shumë tubime, si në Kosovë e po ashtu edhe në mërgatë. Sot, pas 24 viteve po i mungoni shumë Kosovës në të gjitha drejtimet. Një klasë e pandërgjegjshme politike e ka sjellë Kosovën buzë greminës. Profesor i nderuar, ju jeni figura kryesore që duhet të jetë model për të gjithë politikanet shqiptarë .Pusho i qetë në tokën që aq shumë e deshe dhe bëre për të, urtia jonë e dashur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat