Berjani: Çmimet e naftës në Kosovë, bien në nivelin e para 5 viteve

Aktuale

Berjani: Çmimet e naftës në Kosovë, bien në nivelin e para 5 viteve

Më: 5 maj 2023 Në ora: 15:07
Ilustrim

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar se çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para 5 viteve.

Berjani për Institutin për Hulumtime Front, bëri të ditur se ka rënie të çmimit të derivateve për 0.80 cent.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi esht drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte Dizelli të jetë 1. € deri ne 1.15 cent, po ashtu edhe benzina.

Këto çmime i kemi pasur edhe para 5 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.80 cent. Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat