Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për vrasjen e trefishtë në Gllogjan më 2021

Aktuale

Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për vrasjen e trefishtë në Gllogjan më 2021

Më: 5 maj 2023 Në ora: 15:23
Sahide Gashi

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakzuë ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e trefishtë që kishte ndodhur më 2021 në Gllogjan.

Sulmi ishte kryer ndaj një autobusi me nxënës, ku kishin mbetur të vdekur shoferi dhe dy nxënës.

“Pas hetimeve prokuroria sot, ka ngritur aktakuzë në gjykatën në Pejë, kundër Kastriot Mehmetaj dhe Kreshnik Mehmetaj, për veprën penale si bashkëkryes së veprës së rendë. Po ashtu, kemi ngritë aktakuzë ku8ndër Halil Mehmetaj, për shtytje në vrasje të rëndë”, ka thënë Sahide Gashi.

Prokurorja e krimeve të rënda, Sahide Gashi, bëri të ditur se për Malsor Mehmetajn, nuk kanë arritur të sigurojnë prova dhe se hetimet ndaj tij kanë pushuar.

“Pas përfundimit të hetimeve, pas analizimit, prokuroria të pandehurin Malësor Mehmetaj nuk ka arritur, ta vërtetoj dyshimin se ka qenë i përfshirë në përgatitjen, ndihmën apo në zbatimin e aktit. Prokuroria ka marrë vendim t’i pushojë hetimet”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka thënë se nuk ka pasur indikacione për sulm terrorist, por krimi ka qenë i menduar mirë.

“Nuk ka indikacione për sulm terrorist, kemi të bëjmë me një ekzekutues me shumë gjasë i maskuar, target ishte shoferi i autobusit, krimi ishte mirë i planifikuar”, ka thënë ajo.

Autobusi plot me nxënës ishte gjuajtur me automatikë, duke lënë të vdekur shoferin dhe dy nxënës të tjerë. Shoferin Gani Gjokaj dhe nxënësit Ledion Hamzaj e Gentiana Mustafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat