Shkarkohet drejtoresha e Kulturës nga radhët e PDK-së në Istog – fajëson shefin: Jo çdo kujt i pëlqen korrektësia

Aktuale

Shkarkohet drejtoresha e Kulturës nga radhët e PDK-së në Istog – fajëson shefin: Jo çdo kujt i pëlqen korrektësia

Më: 8 maj 2023 Në ora: 10:43
Elianë Blakaj

Elianë Blakaj, ka njoftuar se është shkarkuar nga pozita e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport mnë Komunën e Istogut. Sipas saj, arsyet e shkarkimit janë banale si “mosbindja ndaj urdhërave të shefit’’.

Sipas saj, shkarkimi ndodhi për shkak se “nënkryetari kishte dëshirë të ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë të cilën e menaxhonte ajo”.

Pres njerëz që do të kënaqen me shkarkimin tim, ngase jo çdo kujt i pëlqen korrektësia, por fatbardhësisht ka shumë njerëz që do i mërziten shkarkimit tim”, shprehet ajo.

Ajo shprehet se kryetari i degës ka vendosur për fatin e saj, dhe ka realizuar “përpjekjen e tij një vjeçare për shkarkimin e saj”.

“Paaftësia e tij për të ushtruar pozitën e lartë që mbanë brenda Komunës, pamundësia e ushtrimit të kompetencave, dëshira për me kontrollu gjithçka dhe pamundësia për me blloku punën time bëri që ai të vendos për shkarkimin tim”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat