Vendos Apeli, Krasniqi mbetet në paraburgim

Aktuale

Vendos Apeli, Krasniqi mbetet në paraburgim

Më: 8 maj 2023 Në ora: 13:17
Nagip Krasniqi

Gjykata e Apelit ka vendosur lidhur me ankesën e mbrojtjes së kryeshefit të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, e cila ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi.

Lajmi është konfirmuar nga ana e avokatit të Krasniqit, Virtyt Ibrahimaga.

Apeli e ka refuzuar këtë kërkesë, duke e lënë Krasniqin në paraburgim.

Mbrojtja ka kërkuar që Krasniqi të lirohet nga paraburgimi dhe atij t’i caktohet një masë më e butë me qëllim që të sigurojë praninë e tij në procedurën penale si dhe në të njëjtën kohë, të respektohen parimet themeltare të drejtësisë.

Drejtori  i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, u arrestua javë më parë nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale, ’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ , dhe ‘’Konflikti i interesit’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat