Konjufca thotë se për sjelljet e Serbisë ka ngritur shqetësimin edhe te kryeparlamentari austriak

Aktuale

Konjufca thotë se për sjelljet e Serbisë ka ngritur shqetësimin edhe te kryeparlamentari austriak

Më: 8 maj 2023 Në ora: 13:49
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sjella e Serbisë karshi Kosovës, por jo vetëm nuk i kontribuon paqes në rajon.

Ai ka thënë se shqetësimet për sjelljen e Serbisë dhe mosrespektim të marrëveshjes së Ohri ja ka përcjellë edhe kryetarit të Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

“Ja ngrita shqetësimin kryetarit Sobtoka për sjelljen e papranueshme të shtetit serbë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.Kosova me shumë vullnet të mirë e pranoi marrëveshjen e Ohrit, por jemi dëshmitarë se si Serbia e lexon krejtësisht në mënyrë të kundërt në krahasim me Republikën e Kosovës”, tha Konjufca në konferencën e përbashkët për media me kryeparlamnetarin austriak.

Sipas Konjufcës, Serbia po kërkon Republika Serpska brenda Kosovës, por refuzon njohjen e Kosovës, e që sipas tij kjo është e papranueshme dhe e gabueshme.

“Sjellja e Serbisë nuk i kontribuon fare stabilitetit në rajon, përkubdwrta krijon nxitje për destabilizm të situatës”, tha kryeparlamnetari kosovar.

Konjufca tha se në takim kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe dy Kuvendeve.

Ndërsa tha se, Austria ka qenë gjithmonë në krah të Kosovës dhe e falënderoi për qëndrimin në mbështetje të Kosovës në dy proceset e fundit si ai për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat