Sobotka: Marrëveshja e Ohrit shumë e rëndësishme, luftimi i korrupsionit hap drejt BE-së

Aktuale

Sobotka: Marrëveshja e Ohrit shumë e rëndësishme, luftimi i korrupsionit hap drejt BE-së

Më: 8 maj 2023 Në ora: 14:13
Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka

Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, tha se përparimi që ka bërë Kosova vitet e fundit është vërtet mbresëlënës dhe se marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës e Serbisë është shumë e rëndësishme.

Ai në një konferencë të përbashkët me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca, shtoi se nëse Kosova e do anëtarësimin në Bashkimin Evropian duhet që ta luftojë korrupsionin.

“Për mua është vizita e dytë në Kosovë, një shtet mikë me një histori kaq të madhe, në një shtet me shumë përvoja të gjatë historike që rrugën e ka në integrim në BE. Kemi shkëmbyer edhe administrata tona. Një gjë duhet të jetë e qartë se mërqinja e mirë dhe sundimi i ligjit është bazë e demokracisë. Jemi investitori i katërt më i madhe këtu në Kosovë. Unë mendoj që atë Kosova e ka arritur vitet e fundit vërtet është mbresëlënëse. Marrëveshja e Ohrit është shumë e rëndësishme. Austria në këtë aspekt mund të jetë një shembull për Kosovën”, tha ai.

“Integrimi Evropian fillon me kërkesën për anëtarësim, këtë Kosova e ka bërë, mendoj që nëse luftohet korrupsioni, kemi një zhvillim pozitiv para vetës. Kosova luan një rol të rëndësishme për ne edhe në të ardhmen”, tha Sobotka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat