Kryeparalmetari austriak kërkon kohë për të parë rezultate nga marrëveshja e Ohrit

Aktuale

Kryeparalmetari austriak kërkon kohë për të parë rezultate nga marrëveshja e Ohrit

Më: 8 maj 2023 Në ora: 14:51
Pamje nga Brukseli

Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Ëolfgang Sobotka ka thënë se duhet të pritet për të parë rezultatet e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai të hënën në Prishtinë tha se nuk beson që kjo marrëveshje po zbehet në politikën ndërkombëtare, kur u pyet nga gazetarët për shkeljen e saj nga Serbia me rastin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Sobotka tha se disa gjëra nuk bëhen me shpejtësinë që do të dëshironin qytetarët.

“Nuk mendoj që marrëveshja po zbehet në politikën ndërkombëtare, duhet të kemi pak më shumë kohë ajo nuk bëhet në hapësirat publike. Por mendoj që duhet të kemi dialog… dhe në fund të kemi rezultate. BE dhe ndërmjetësimi po bëhet në një strukturë të mirë që të arrihet përpara. Por disa gjëra nuk mendoj që bëhen me shpejtësinë që do ta dëshironin populli dhe njerëzit”, tha kryeparalmentari austriak.

Ai vlerësoi se marrëveshja e Ohrit është shumë e rëndësishme dhe se Kosova dhe Serbia duhet ta interpretojnë njëjtë atë.

Sobotka po qëndron për vizitë në Kosovë dhe pas takimit me homologun Konjufca do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat