Avokati i Nagip Krasniqit: Nuk e ka takuar Martin Berishajn e as s’ka komunikuar hiç me të

Aktuale

Avokati i Nagip Krasniqit: Nuk e ka takuar Martin Berishajn e as s’ka komunikuar hiç me të

Më: 8 maj 2023 Në ora: 17:58
Virtyt Ibrahimaga

Virtyt Ibrahimaga, avokat i kryeshefit të KEK-ut tha se Nagip Krasniqi s’e ka takuar asnjëherë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Nagip Krasniqi s’ka asgjë çfarë të fshehë”, tha ai në Frontal në T7.

Avokati tha se “ai nuk e ka takuar Martin Berishajn”.

“As s’kanë komunikuar, hiç, hiç”, tha Ibrahimaga.

Nagip Krasniqi është arrestuar më 19 prill me urdhër të Prokurorisë Speciale nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës, ushtrimit të ndikimit dhe konflikit të interesit. Një njësi e veçantë e hetimeve ia kishte bastisur atij zyrën dhe dy banesa në Prishtinë.

Emri i Krasniqit është lakuar edhe në skandalin e shpëlarjes së parave, pjesë e së cilit u bë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj – një skandal që përfshin miliona euro transaksione nëpër banka dhe qindra mijëra të bartura ‘cash’ mes Kosovës, Malit të Zi e Sllovenisë.

Prokuroria Speciale fillimisht pati nisur një hetim preliminar për mosdeklarim apo deklarim të rremë të pasurisë, ndërsa Krasniqi u raportua më vonë se ishte përfshirë në raportet e hetuesve të Policisë.

Nagip Krasniqi u tha se e kishte realizuar një vizitë në Kroaci në mars të vitit të kaluar, atje ku Berishaj shërben si ambasador i Kosovës. Hetuesit policorë, sipas raportimeve, dyshonin se ata dy ishin takuar atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat