Kryeziu-Hyseni: Nuk do të duhej të digjej mandati i kryetarëve të komunave veriore

Aktuale

Kryeziu-Hyseni: Nuk do të duhej të digjej mandati i kryetarëve të komunave veriore

Më: 9 maj 2023 Në ora: 06:31
Arbëreshë Kryeziu

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu duke komentuar deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti për kryetarët e zgjedhur në komunat në veri të vendit, tha se ajo deklaratë ka ardhur për shkak të rrethanave në të cilat janë mbajtur zgjedhjet dhe duke pasur parasysh edhe numrin e pjesëmarrësve në votim.

Sipas Kryeziut, ky ka qenë një proces zgjedhor i cili sipas saj, ka përfunduar me sukses dhe pa incidente.

“Po tash nëse bazohemi në rrethanat në të cilat janë mbajtur këto zgjedhje dhe pse kemi ardhur deri këtu kjo edhe mund të jetë arsye, por megjithatë është proces zgjedhor që ka përfunduar në të cilën kanë marrë pjesë ata qytetarë që kanë dashur ti bashkohen këtij procesi zgjedhor, dhe çka do të ndodhë më tutje me këta unë nuk e di sepse duhet të ketë një analizë më të thellë të personave përgjegjës në këtë proces qoftë Qeverisë, qoftë të KQZ-së qoftë të akterëve të tjerë që mbiqkyrin procese zgjedhore. Dhe padyshim këtu është fjala e ambasadës amerikane si vëzhgues monitorues të proceseve zgjedhore në Kosovë, por megjithatë Ligji qëndron i heshtur, pra pranë këtij procesi”, tha ajo në emsionin Respublika.

Kryeziu-Hyseni më tej tha se mandatet e kryetarëve të sapozgjedhur nuk do të duhej të digjeshin, por siç tha ajo do të duhej të shohim se çka ata do t’u ofrojnë qytetarëve të asaj pjese.

“Jo nuk jam që të digjen këto mandate, sepse po u dogjën këto mandate drejtë cilës zgjidhje do të shkojmë. Kështu që unë them që meqë procesi përfundojë me sukses nuk pati incidente, eskalime të situatave, unë them që ky mandate të shkojë deri në fund të shohim çfarë këta kryetarë komunash do të mund të ofrojnë për qytetarët e tyre”, shtoi ajo

Kurse kryeministri Albin Kurti katër kryetarët e rinj shqiptarë në komunat veriore të Kosovës i ka përshkruar si udhëheqës me “u” të vogël.

Këtë deklaratë Kurti e bëri në Bruksel pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar kryetari i ri i Komunës së Zubin Potoku nga PDK-ja, Izmir Zeqiri.

Zeqiri i cili është zgjedhur kryetar më 196 vota, thotë se ndjehet njëjtë sikurse udhëheqësit e komunave tjera të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat