Llumnica zbulon rrrogën e Nagip Krasniqit: Pagat e larta, s’folin me neve

Aktuale

Llumnica zbulon rrrogën e Nagip Krasniqit: Pagat e larta, s’folin me neve

Më: 9 maj 2023 Në ora: 09:10
Kryeshefi i pezulluar i KEK-ut, Nagip Krasniqi

Kryeshefi i pezulluar i KEK-ut, Nagip Krasniqi merr pagë rreth 3500 euro për punën në këtë korporatë.

Kështu ka bërë të ditur, Nexhat Llumnica nga Sindikata e Re e Punëtorëve të kësaj ndërmarrje.

“Kryeshefi i KEK-ut e ka pagën 3500 euro, ndoshta më shumë pagë, kur te llogaritësh që është dy herë më e lartë se e kryeministrit. Ndonjëherë hezitojnë me fol edhe me neve sepse kanë pare shumë e neve nuk na shohin.”, tha ai.

Po ashtu Lluminica ka thënë se paga mesatare në këtë ndërmarrje është 627 euro.

‘’Paga e tyre mesatare (jo të menaxhmentit se kanë paga më të larta), paga mesatare është 627 euro e punëtorëve që punojnë me ndërrime, jashtë orarit e që japin mund të jashtëzakonshëm. Nuk mjafton për mundin që e bëjmë’’, thotë Lluminica.

Kohë më parë punëtorët e KEK-ut organizuan protesta në kërkim të kushteve më të mira për punë. Ata kanë kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira për punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat