Osmani: Në Ditën e Evropës na kujtohen vlerat që na lidhin si evropianë

Aktuale

Osmani: Në Ditën e Evropës na kujtohen vlerat që na lidhin si evropianë

Më: 9 maj 2023 Në ora: 13:42
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në Ditën e Evropës kujtohen vlerat që na lidhin si evropianë, demokracia, të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se për popullin e Kosovës këto vlera kanë qenë udhërrëfyes gjatë historisë, teksa ka thënë se vazhdojnë t’i mbrojnë ato edhe sot.

“Sot, në Ditën e Evropës, na kujtohen vlerat që na lidhin si evropianë – demokracia, të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës.

Për popullin e Kosovës, pikërisht këto vlera kanë qenë dritë udhërrëfyese gjatë historisë dhe ne vazhdojmë t’i mbrojmë ato edhe sot”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat