Haradinaj thotë se në Evropë nuk ka vend më të përkushtuar ndaj idealeve të BE-së sesa Kosova

Aktuale

Haradinaj thotë se në Evropë nuk ka vend më të përkushtuar ndaj idealeve të BE-së sesa Kosova

Më: 9 maj 2023 Në ora: 14:28
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk ka vend në Evropë më të përkushtuar ndaj idealeve të Bashkimit Evropian sesa Kosova.

Sipas tij, vendimi për liberalizim të vizave dhe pranimi i aplikimit për anëtarësim në Këshilin e Evropës janë dëshmi për vlerat evopiane që Kosova i përfaqëson me Kushtetutë dhe ligje.

“Nuk ka vend në Evropë më të përkushtuar ndaj idealeve të BE-së se sa Kosova, e cila është pjesë e natyrshme e familjes europerëndimore. Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pranimi i aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës janë dëshmi për vlerat evropiane që ne i përfaqësojmë me Kushtetutën dhe ligjet tona”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, Haradinaj ka thënë se Kosova e meriton integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike.

“Kosova e meriton integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike! Ky është një synim për të cilin jemi përcaktuar si shtet, të orientuar për të kontribuuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë, përkrah shteteve tjera të Evropës”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat