Shefja e USAID-it e zbulon e porosinë e Presidentit Biden për Kosovën e Serbinë

Aktuale

Shefja e USAID-it e zbulon e porosinë e Presidentit Biden për Kosovën e Serbinë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 00:45
Samantha Power

Drejtoresha e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka thënë se mesazhi kryesor i presidentit amerikan, Joe Biden është që ai e mbështetë fuqishëm normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka deklaruar se për SHBA-në, i tërë regjioni përbën një rëndësi të madhe.

Power, tashme ka mbërritur në Beograd dhe ka marrë pjesë në një ngjarje kulturore-sportive, ku ka folur për mediat serbe.

Duke iu përgjigjur pyetjeve se si mund të ndikojë USAID në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, ajo ka thënë se është në dijeni për skepticizmin e lartë, por ka thënë se rruga e integrimeve dhe investimeve të jashtme, çon mesazhin se ky rajon është stabil.

“Ky rajon, ky vend dhe dialogu me Kosovën, janë skajshmërisht të rëndësishme për Presidentin Biden”, ka thënë ajo, duke shtuar se presidenti amerikan ka një histori të gjatë me këtë rajon.

Ao ka deklaruar se do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq për të gjetur mënyrë që USAID të ndihmojë qytetarët serbë, por edhe të shërbejë si katalizator për avancimin e negociatave komplekse me Kosovën.

Power ka thënë se aspektet ekonomike në Ballkan janë premtuese, për të cilën gjë, USAID është krenar. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat