Bytyqi: Gjithçka që dikur iu dukej jo normale, sot për Qeverinë është normale

Aktuale

Bytyqi: Gjithçka që dikur iu dukej jo normale, sot për Qeverinë është normale

Më: 10 maj 2023 Në ora: 16:22
Albana Bytyqi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka thënë se anëtarëve të ekzekutivit po ju duket normale gjithçka që dikur e konsideronin jo normale.

Ajo në një reagim ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi i cili tha se ikja e qytetarëve nga vendi është normale, ka thënë se pushtetarët po duken qesharak.

“Gjithçka që dikur iu dukej jo normale, sot për Qeverinë Kurti është normale. Çka nuk na erdhi dita me pa e dëgju edhe neve.

Po harrojnë që arkivat ekzistojnë. Shumë qesharak jeni t’u dalë për besë!”, ka shkruar ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat