Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen për tri ditët e betejës së Llapushnikut

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen për tri ditët e betejës së Llapushnikut

Më: 10 maj 2023 Në ora: 23:58
Nuhi Thaqi

25 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua njëra nga betejat më të ashpra ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.

Një ish-pjesëtar i kësaj beteje i ka ende të freskëta kujtimet e tri ditëve luftime.

Nuhi Thaqi është ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili luftoi në “Betejën e Grykës së Llapushnikut”

Tri ditët e kësaj beteje i ka ende në kujtesë.

E në ditën e dytë, tani 56 vjeçari thotë se luftimet filluan qysh në orët e mëngjesit dhe vazhduan deri pasdite.

Derisa nga luftimet e ashpra, po atë ditë, mbeti i vrarë edhe një bashkëluftëtar i tij.

21 ditë pasi luftimet pushuan, forcat serbe tentuan përsëri që të futën në fshat, por që Thaçi bashkë me pjesëtarë tjerë të UÇK-së nuk e lejuan këtë.

E si djalë i vetëm që ishte në atë kohë, vendimin e tij për të kontribuar në çlirimin e vendit e kishin të vështirë familjarët.

Për nder të kësaj beteje, në Llapushnik është ngritur edhe një lapidar me 23 dëshmorë dhe 21 martirë të rënë gjatë asaj periudhe të luftës së lavdishme për liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat