Maralusha: Ndërmjetësuesit po tentojnë ta bindin Kurtin përmes kësaj politikaneje, ja kush mund ta shpëtojë Kosovën nga “Zajednica”

Aktuale

Maralusha: Ndërmjetësuesit po tentojnë ta bindin Kurtin përmes kësaj politikaneje, ja kush mund ta shpëtojë Kosovën nga “Zajednica”

Nga: A.Zh Më: 11 maj 2023 Në ora: 14:44
Albin Kurti

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka thënë se Perëndimi, përmes Vjosa Osmanit, po përpiqet të shtrijë ndikimin për një marrëveshje në Bruksel, që do të shkonte në dobi të Serbisë.

Ai ka thënë se vetëm Anglia dhe Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, mund të ndalin krjimin e një “Republike Srpska” në Kosovë, përcjell Bota sot.

Në reagimin e tij në Facebook, Maralusha ka kritikuar ashpër tre ndërmjetësit në dialogun Kosovë-Serbi, duke i quajtur edhe “rrenca”.

Reagimi i tij i plotë:

Vjosa Osmani ku qëndron në shkallën e popullaritetit me perëndimorët?

Në një shkallë prej 1-10, popullariteti i Vjosës me perëndimorët e ka gradën (notën) 9+. Perëndimorët janë mëse të kënaqur me performancën e Vojsës, sa i përket bisedimeve për dialogun me Serbinë. Arsyeja është se Vjosa nuk dinë me ju thënë 'jo" Lajçakut, Borrellit dhe Escobarit.

Këta tre "të ashtuquajturit dashamirë të Kosovës”, janë duke bërë çmos që Vjosa ta përdor ndikimin e saj te Albini, sa i përkët dialogut me rezultate pozitive e drejt krjimit të një marrëveshjejeme rezultat pozitiv, në dobi të Serbisë, duke e ditur se një marrëveshje e tillë, do të jetë në “dobi absolute” për Serbinë.

Këta tre ndërmjetës të përmendur më lartë, e dinë shumë mirë se një “Zajednicë” që serbët e propozuar me një draft me 2 maj, do të vëjë themelet e një “Republika Srpska të re” në Ballkanin Perëndimor.

Vetëm një rezistencë nga Anglia dhe një rezistencë pozitive nga Albini dhe Glauk Konjufca, do ta shpëtojnë Kosovën.

P. S. Lajçaku deklaroi para mediave, se ai nuk e ka parë apo lexuar draftin që Serbia e dorëzoi me 2 maj në Bruksel. Ky është një sekret i rrugëve (rrenë e vërtetë), se tre ndërmjetësit ndërkombëtarë, ishin në dijeni të plotë me përmbajtjen e draftit për dialogun, të përpiluar në Boegrad.

Vuçiqi ia arriti edhe edhe një qëllimi tjetër: I mësoi këta tre ndërmjetësit të bëhen rrenca si vet serbët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat